(Video) Konfirmohet viktima e parë / Çfarë shkaktoi tërmeti 6.3 ballë në Kroaci

194
Sigal

Paraditen e sotme një tërmet i fuqishëm ndodhi në Kroaci në afërsi të kryeqytetit Zagreb. Kohëzgjatja e shkurtër e tërmetit bëri që të mos shkaktoheshin dëme kolosale si njerëzore ashtu edhe materiale.

Për momentin raportohet vetëm një viktimë si pasojë e tërmetit të fuqishëm, ajo është një vajzë e mitur e moshës 12-vjeçare, e cila u dëmtua nga shembja e një çatie në momentin që po tentonte të dilte nga banesa.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Petrinjas Darinko Dumbović përmes një postimi në Twitter.

Tërmeti kishte një madhësi prej 6.3 të shkallës Rihter dhe ndodhi në orën 11:20 me orën lokale. Fuqia e tij i tejkaloi kufijtë e Kroacisë duke u ndjerë dhe në Itali, Hungari dhe Slloveni.

Menjëherë pas tërmetit, njerëzit në Zagreb dhe në qytetin e Petrinjas vërshuan në rrugë.

“Kam dëgjuar që kopshti gjithashtu u shemb, nuk kishte fëmijë në kopsht, ne nuk e dimë nëse kemi ndonjë të vdekur “, thotë një person tjetër që ndjeu tërmetin.