Pamje tronditëse nga një përleshje e dhunshme që shpërtheu gjatë një dasme, ku mbetën të plagosur katër persona.
Ngjarja është regjistruar në Ramada Park Hall në Wolverhampton Angli. Pamjet e regjistruara nga njerëzit e tjerë të pranishëm në dasmë tregojnë se burrat po ndeshen e shkelmohen me njëri-tjetrin, ndërsa njerëz të tjerë përpiqen t’i ndajnë.
Grushte, shqelma, karrige, shishe janë përdorur si armë gjatë kësaj përleshjeje mes dasmorëve duke e kthyer ditën më të bukur të çiftit në ditën më të tmerrshme të jetës.
Në videon e publikuar në Daily Mail shfaqen dasmorët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin burrat dhe djemtë e tyre të mbuluar në gjak.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj rrahjeje masive, ndërsa policia angleze po heton ngjarjen.