VIDEO/ “Kaos” në rrugët e Moskës, hakerat ‘shënjestruan’ një aplikacion që përdorin taksitë duke i bllokuar në një pikë!

123
Sigal

Kaos në rrugët e Moskës pasi hakerat shënjestruan një aplikacion që përdorin taksitë në Moskë duke i dërguar të gjitha në një vend.

Pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë taksitë të gjitha të bllokuara në një pikë. Shoferët pa e kuptuar se po shkojnë të gjithë në një drejtim përpiqeshin që të kalonin njëri-tjetrin.

Hakerët kishin hakuar Yandex Taxi, që është dhe zëvendësuesi i Rusisë për Uber, duke shkaktuar bllokime në Kutuzovsky Prospekt, një rrugë kryesore me gjashtë korsi që kalon nëpër qytet.

“Në mëngjesin e 1 shtatorit, Yandex Taxi hasi në një përpjekje nga sulmuesit për të ndërprerë shërbimin – disa dhjetëra shoferë morën porosi me shumicë në rajonin e Filit”, tha një nga zëdhënësit e kompanisë në një deklaratë.

Firma tha se po ndërmerr veprime për të përmirësuar algoritmin e saj për të parandaluar incidente të ngjashme që të ndodhin në të ardhmen, por kjo nuk e ka ndaluar komunitetin online të komentoj