VIDEO/ Italia “pushtohet” nga moti i keq, rrugët shndërrohen në lumenj. Uji merr çfarë gjen përpara

116
Sigal

Italia është goditur sot nga një stuhi të forta shiu. Sipas mediave italiane, zona e Campanias është më e prekura, ku rrugët janë kthyer në lumenj, duke marrë përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.

Pamjet tregojnë se rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.