VIDEO EPIKE/ “Para nga qielli!”, mijëra kartëmonedha fluturuan në një autostradë: Qytetarët ‘turren’ duke i mbledhur

191
Sigal

Një “shi parash nga qielli” filloi papritur dje në Kaliforni. Ajo që shumë vetëm mund ta kishin ëndërruar ndodhi në realitet.

Mijëra kartëmonedha filluan të fluturojnë nga një kamion i blinduar i transferimit të parave që lëvizte në një autostradë në Kaliforni të premten, dhe shoferët ndaluan automjetet e tyre, duke dalë për të mbledhur sa të mundeshin.

Mirëpo, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin, duke arrestuar fillimisht dy persona.

“Ka shumë video që tregojnë njerëz që vjedhin para duke i marrë nga rruga,” tha shefi i policisë së trafikut të autostradës së Kalifornisë, Curtis Martin në një konferencë shtypi.

“Kartëmonedhat që ranë nga kamioni, janë mijëra dollarë, i përkasin bankës dhe duhet t’i dorëzohen një komisariati,” theksoi ai.