VIDEO/ E pabesueshme! Gjyshja 93-vjeçarje bën numrin ekstrem duke qëndruar në krahët e avionit në lëvizje

128
Sigal

Për disa mund të ishte eksperiencë e frikshme, por 93-vjeçarja Betty Bromage nuk e ka aspak problem të ngjitet në qiell të hapur e lidhur në krahët e avionit.

Pensionistja nga Gloucestershire sapo ka përfunduar sfidën e saj të pestë të guximshme për të mbledhur para për një bujtinë lokale.

“Nuk mund të bëj shumë gjëra, por kjo është diçka që më pëlqen ta bëj për bamirësi dhe për të ndihmuar njerëzit e tjerë.”

“Kjo ka qenë në thelb mënyra ime e jetesës, të përpiqem të ndihmoj njerëzit.”