VIDEO/ Aeroplani nuk ndalon dot në pistë pasi ulet, përfundon i ndarë në dysh

464
Sigal

Dy persona kanë humbur jetën, kur aeroplani u përplas në pistën e Aeroportit “Greenville”, në Karolinën e Jugut.

Aeroplani është ndarë në dy pjesë pas aterrimit në pistë, ndërsa në aeroplan ishin katër persona, dy persona nga ekuipazhi dhe dy pasagjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të lënduarve nga aeroplani.

Dëshmitarët në afërsi thanë se aeroplani ishte thyer përgjysmë në buzë të rrugws së Aeroportit.

Një zëdhënës i departamentit të policisë tha se avioni doli jashtë pistës rreth orës 1:39 të mëngjesit.

Drejtori i Aeroportit tha se aeroplani u ul në pistë dhe pastaj, për arsye të panjohura, nuk mundi të ndalet. Avioni vazhdoi jashtë pistës, nëpër një zonë me bar, poshtë një argjinature dhe u rrëzua në skaj të rrugës.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve në Greenville tha se piloti dhe bashkëpiloti vdiqën. Të mbijetuarit ishin pasagjerë, një çift i martuar dhe janë në gjendje kritike.