Vetëm 44 ditë kryeministre, Liz Truss siguroi pagë vjetore prej 115 mijë paund

99
Sigal

Me streçe të zeza, këpucë sportive dhe një bluzë jeshile, kryeministrja britanike në largim, Liz Truss, është parë mëngjesin e sotëm duke buzëqeshur jashtë Downing Street, siç komenton gazeta britanike “Daily Mail”.

E pse të mos buzëqeshë pasi siç thekson shtypi britanik, për 44 ditët që ka qenë qiramarrëse në rezidencën kryeministrore, i takon të marrë një pagë 115 mijë paund në vit.
Siç thekson shtypi britanik, kryeministri më jetëshkurtër në Britani ka të drejtë të kërkojë shumën prej 115 mijë paund në vit, nëpërmjet të ashtuquajturës “Public Duty Allowance” (PDCA).
Ky kompensim u lejon ish-udhëheqësve të vjetër të kërkojnë para për koston e mbajtjes së aktiviteteve të tyre në jetën publike.

Liz Truss bëhet ish-kryeministrja e gjashtë në Britani që ka të drejtë të kërkojë shumën përmes kësaj skeme, që do të thotë se taksapaguesit do të jenë thellë në xhep, duke paguar më shumë se 700,000 £ në vit për ish-kryeministrat.

Vihet re gjithashtu se për sa kohë që Liz Truss të mbetet deputete në rajonin e Norfolk-ut Jugperëndimor, ajo do të marrë gjithashtu 84,000 paund në vit si kompensim parlamentar.
E buzëqeshur, por me kokën ulur, Liz Truss vrapoi mëngjesin e sotëm për t’u bërë në formë para se të paketonte valixhet për t’u larguar nga rezidenca e kryeministrit.

Siç komenton gazeta britanike, kryeministri ka luajtur sport në Londrën me mjegull.

Truss do të qëndrojë në numrin 10 derisa të shpallet një udhëheqës i ri konservator.

Ndërsa tre kandidatët kryesorë për ta pasuar atë , ish-ministri i financave Rishi Sunak , ish-kryeministri Boris Johnson dhe ministrja e parë femër e mbrojtjes në Britani, Penny Mordant , përveshin mëngët për të marrë postin e kryeministrit, Truss është i zënë me trupin e saj.

Nuk ka merak pasi gjithsesi e ka siguruar jetesën dhe në fakt me më shumë se kaq…