Veseli: Nuk lejoj revolucion në Kuvend

456
Sigal
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se bllokimi i Kuvendit po bëhet pa fajin e Kuvendit dhe se shkaku i kësaj bllokade nuk po kanë mundësi që t’i shprehin qëndrimet e tyre.
“Kuvendi pa të drejtë është duke u abuzuar. Si kryetar jam i obliguar ta respektoj Kushtetutën por së pari jam i obliguar të jem njeri, pasi nuk dua të jem shkaktar i konflikteve sepse kjo është luftë e pastër politike. Si kryetar do të luftoj që Kuvendi të mos përdoret për një revolucion të madh e as të vogël”, tha Veseli sot në mbledhjen e Kryesisë.
Mbledhja e Kryesisë, e cila është mbajtur një ditë para mbajtjes së seancës së paralajmëruar është mbajtur pa praninë e shefave të grupeve parlamentare të AAK-së, VV-së dhe Nismës.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri ka thënë se Kuvendi është ai që duhet ta bëjë zhbllokimin.
Në deklaratën e tij Beqiri ka përmendur rregulloren e Kuvendit duke thënë se në të përcaktohet se si vjen deri te zhbllokimi.
“Asnjë arsye nuk mund të gjendet që të rrezikohet asnjë deputet. Edhe ne jemi ithar që të gjejmë veprime të arsyeshme që të mos eskalojë situata por disa nuk po zgjedhin mjete që të vijnë në pushtet. Ne kërkojmë që seanca e nesërme të mbahet. Përpjekja që të bllokohet puna e Kuvendit është e papranueshme”, ka thënë Beqiri.
Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci ka folur për ngjarjet që kanë ndodhru të hënën mbrëma në kryeqytet pas arrestimti të deputetit Albin Kurti.
“Skenat që kemi parë janë trishtuese për fëmijët tanë që i kanë parë në televizion. Ne kemi bërë përpjekje maksimale për të vazhduar puna në Kuvend për të mos eskaluar dhuna. Skenat e fundit në qytet kaë dëshmuar që tentativat kanë qenë që të shfrytëzohet Kuvendi dhe të dilet në rrugë në emër të patriotizmit”, ka thënë Grabovci.
/RTK/
NOA