Vendimi i PE për vizat, Mustafa: Është fitore e përbashkët

517
Sigal

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Europian që votoi pro liberalizimit të vizave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Mustafa theksoi se kjo fitore ishte e përbashkët, e BE dhe institucioneve të Kosovës që përmbushën kriteret.

“Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.