Vendbanimi më verior në botë

549
Katër muaj errësirë në vit, temperaturë që të ngrin shikimin dhe 340 milje larg qytetit më të afërt. Ky është vendbanimi më verior në botë. Mirësevini në Alert, në Nunavut, të Kanadasë, ku temperatura mesatare e muajit shkurt është -33.2°C dhe temperatura më e ulët e regjistruar është -50°C. Të paktë janë ata që do të donin të jetonin këtu, por ata që jetojnë, janë të detyruar t’i bëjnë ballë këtij të ftohti të skajshëm. Aktualisht, vendi banohet prej rreth 200 banorësh, të cilët jetojnë të izoluar, 340 milje larg qytetit më të afërt. Por nuk mbaron me kaq, sepse në këtë qytet nuk shkohet me makinë, por vetëm nga ajri, deti ose me slita me qen.
Sigal