Vdesin shtatë alpinistë në Alpet franceze

425
Shtatë alpinistë kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë nga një ortek i borës në Alpet franceze. Ngjarja ka ndodhur në malin Dome de Neige des Ecrins, i lartë 4,000 metra. Sipas raporteve, në mesin e viktimave ka edhe shtetas të huaj, por nacionaliteti i tyre nuk është bërë ende i ditur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të parë nëse ka më shumë viktima.
Sigal