Vdes alpinisti legjendar Ueli Steck afër Everest

454
Alpinisti i famshëm Ueli Steck ka vdekur ditën e dielë në Nepal, afër malit Everest.

“Makina Zviceriane” po përpiqej që të ngjitej në malin Nuptse kur është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.

Steck është një nga alpinistët më të njohur të gjeneratës së tij.

Ekspedita ishte zhvilluar nga kompania “Seven Summit Treks” dhe besohet se ai ishte vetëm të dielën sepse bashkëshoqëruesi i tij ishte sëmurë ka raportuar BBC . 40-vjeçari kishte planifikuar të ngjitej në malin Everest.
Sigal