Vdekja tragjike e Kobi Brajant, ja letra e lamtumirës që i mallëngjeu të gjithë

381
Sigal

Në nëntor të vitit 2016, Kobi Brajant kishte zgjedhur që t’i jepte lamtumirën basketbollit nëpërmjet një letre. Fjalët e kampionit në atë kohë mallëngjyen të gjithë botën e sportit. Ja letra e tij:

“I dashur basket, qysh nga momenti kur nisa të mbath atletet e tim eti duke imagjinuar trepikëshat e shënuar në sekondën e fundit në ‘Great Western Forum’ e dija që një gjë ishte e vërtetë: isha dashuruar me ty. Një dashuri kaq e thellë, saqë të dhashë gjithçka. Nga mendja te trupi, nga fryma te shpirti.

Një fëmijë gjashtëvjeçar i dashuruar marrëzisht me ty. Nuk e pashë kurrë fundin e tunelit, vetëm veten duke dalë prej tij. Dua ta dish që të dy mund të shijojmë çdo çast që na mbetet.

I bukur e i shëmtuar. I kemi dhënë njëri-tjetrit gjithçka kishim. Dhe të dy e dimë se çdo gjë që do të bëj më pas, do të mbetem përherë ai fëmija gjashtëvjeçar me atletet mbathur dhe kazanin e mbeturinave si kosh aty në cep, edhe 5 sekonda lojë 5… 4… 3… 2… 1. Do të të dua përherë. Kobe”.