Vdekja e afro-amerikanit nga forcat e policisë në Atlanta, ndez më tej trazirat kundër rācizmit në SHBA

257
Sigal

Goditja për vdēkje e një afrikano-amerikani nga forcat e policisë në Atlanta të Xhorxhias ka ndezur edhe më tej trāzirat dhe demonstratat kundër rācizmit dhe brutalitetit të policisë. Siç raportohet Kane Farabaugh, në mbarë vendin po rritet thirrja për reformimin e policisë përmes një legjislacioni dypartiak, ndërsa prōtestat në vend, dhe në mbarë botën, vazhdojnë.

Të premten në mbrëmje, oficerët e policisë të Atlantës iu afruan 27-vjeçarit Rayshard Brooks, i cili dukej se ishte duke fjetur pas timonit në makinën e tij, duke bllokuar korsinë pranë një restoranti fast-food që shërben direkt nga makina.

Kur oficerët u përpoqën ta arrēstonin, ai rezistoi, duke çuar në një kacafytje. Në momentet që pasuan, të regjistruara në një seri kamerash trupore të policëve, kamerat vëzhguese të restoranteve dhe videot e telefonave celularë nga kalimtarët, Brooks duket se përdor një nga elektizuesit e oficerëve ndërsa largohet.

Incidenti përfundon kur njëri prej oficerëve hap zjārr, duke çuar në vdekjen e Brooks.

“Ndërsa mund të ketë debate nëse ky ishte një përdorim i duhur i forcës vdekjeprurëse, unë besoj fuqimisht se ekziston një dallim i qartë mes asaj që mund të bësh dhe asaj që duhet të bësh. Unë nuk besoj se ky ishte një përdorim i justifikuar i forcës vdekjeprurëse dhe kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të oficerit nga detyra”, tha Keisha Lance Bottoms, kryetare e bashkisë së Nju Jorkut.

Një ditë më vonë, oficeri që qëlloi u pushua nga puna, shefi i policisë së Atlantës dha dorëheqjen, dhe restoranti ku ndodhi incidenti u përfshi nga flākët pasi zemërimi për vdēkjen e Brooks çoi në trazira në rrugët e Atlantës në një vend tashmë të tronditur nga protestat pas vdēkjes së George Floyd.

“Ne kemi nevojë për reformim në mënyrën se si oficerët e policisë e kryejnë detyrën e tyre. Si e bëjnë punën forcat e zbatimit të ligjit. Sepse ajo që ndodhi dje me Rayshard Brooks ishte rezultat i forcës së tepruar dhe vendimi i marrë nga fakti nëse ishin në siklet ose në panik i bëri të vrísnin një njeri të cilin e dinin se kishte vetëm një armē elektrike në dorë”, tha Stacey Abrams, ish përfaqësuese e shtetit të Xhorxhias.

“Ka pasur një shkëputje mes pritshmërisë dhe realitetit në lidhje me ndërveprimet e oficerëve tanë në komunitetet të cilat u kanë besuar atyre të mbrojnë”, tha Keisha Lance Bottoms, kryetare e bashkisë së Atlantës.

Është një shkëputje që ligjvënësit në Uashington janë gjithnjë e më shumë nën presion për ta zgjidhur përmes një legjislacioni dypartiak që adreson reformën e policisë, veçanërisht pas vdēkjes së fundit të George Floyd në arrēst policor në Mineapolis.

Senatori republikan James Lankford nga Oklahoma thotë se ai do të mbështeste një ndalim të përdorimit të kapjes nga fyti nga policia.

“Ka një parim të vjetër që nuk është i nevojshëm për atë situatë. Ka një dokument konsensusi që është bërë në vitin 2017 nga forcat e rendit në të gjithë vendin për të thënë që nuk është i nevojshëm dhe nuk mendoj se është çështje për ne”, tha senatori James Lankford nga Oklahoma.

Ish guvernatori i Nju Xhersit dhe kandidati republikan për President në vitin 2016 Chris Christie tregon për sukseset në reformën policore në qytetin Camden, në shtetin e tij si një shembull që duhet të ndiqet nga komunitetet e tjera.

“Ne i nxorrëm oficerët e policisë nga makinat e tyre, me biçikleta ose në këmbë dhe i futëm në komunitete si nga perspektiva e zbatimit të ligjit, ashtu edhe nga ajo shoqërore, duke punuar me komunitetet dhe duke punuar me të rinj në komunitete për të zhvilluar besimin. E dyta ishte trajnimi për uljen e tensioneve, dhe paragrafi i parë në këtë trajnim është së pari mos bëjë keq, dhe se dhuna është zgjidhja e fundit”.

Ndërsa ligjvënësit në Uashington kërkojnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për legjislacionin, disa shtete tashmë kanë miratuar reforma gjithëpërfshirëse të policisë në përgjigje të protestave që kanë mbizotëruar titujt e lajmeve në shumicën e qyteteve amerikane gjatë disa javëve të fundit./