Varoufakis: Marrëveshja e së martës nuk do të funksionojë

471
Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, ka thënë se marrëveshja e fundit e Greqisë me kreditorët ndërkombëtarë, nuk do të bëjë punë.Të martën, Athina është pajtuar me kushtet e huadhënësve për paketën e ndihmës, në vlerë prej 85 miliardë eurosh, që do t’i ndihmojë Greqisë të trajtojë borxhet dhe të mbetet në Eurozonë.Varoufakis, duke folur për BBC-në, ka thënë se edhe negociatorët e marrëveshjes e kanë të njëjtën ndjenjë.
“Ministri grek i Financave e thotë pak a shumë të njëjtën gjë. Pyesni këdo që di për financat e Greqisë dhe ata do t’ju thonë se kjo marrëveshje nuk do të funksionojë”, ka thënë Varoufakis. Ai është larguar nga bisedimet në fillim të këtij muaji dhe është zëvendësuar me ministrin aktual të Financave, Euclid Tsakolotos. Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë të mërkurën se marrëveshja do t’iu japë fund pasigurive ekonomike të vendit.
Sigal