Varianti i ri i covid shqetëson Britaninë e Madhe, regjistrohet numri më i lartë i infeksioneve në 5 muaj

140
Sigal

Britania e Madhe duket se po përjeton një tjetër valë të covid. Pavarësisht se një vend lider sa i përket vaksinimit, sot autoritetet raportuan për 16 135 raste të reja me covid-19, numri më i lartë i infeksioneve të reja në pothuajse pesë muaj.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4,667,870.

Rritja e sotme e infeksioneve është numri më i lartë i rasteve ditore që nga data 6 shkurt, kur u raportuan 18 262 raste.

Gjithashtu, autoritetet raportuan për 19 të vdekur në 24 orë.

Frika nga variantet e reja

Rritja e numrit të infeksioneve vjen mes frikës për një variant të ri të covid, i cilësuar si “Delta Plus”, që mund të jetë më i transmetueshëm se mutacioni origjinal.