Varhelyi: Shtyrja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV, impakt negativ në besueshmërinë e BE

49
Sigal

Oliver Varhelyi, komisioner për fqinjësinë dhe zgjerimin në prezantimin e progres raporteve në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, pas publikimit të proges-raportit të BE-së, ka thënë se vonesat e nisjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE-së.

“Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anetaresimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE -së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Eshte thelbësore që Shtetet Anëtare të BE -së të përfundojnë diskutimet mbi kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti”, tha Varhelyi.