Vajza palestineze humb jetën nga të shtënat e forcave izraelite

232
Sigal

Një vajzë palestineze iu nënshtrua plagëve që ajo i mori sot më herët pasi u qëllua nga ushtria izraelite në shtëpinë e saj në qytetin Jenin, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha në një deklaratë se Dalia Assamoudi, 23 vjeçe, “ra dëshmore si rezultat i pushkatimit nga ushtria izraelite”.

Në një deklaratë të mëparshme, ministria tha se Assamoudi ishte në gjendje kritike pasi i ishte nënshtruar një operacioni.

Dëshmitarët okularë thanë  se palestinezja u plagos nga të shtënat joselektive të forcave izraelite teksa gjendej në shtëpinë e saj.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende komente për incidentin.

Ushtria izraelite shpesh bastis qytetet palestineze për të arrestuar palestinezë “të kërkuar” nga shërbimet e sigurisë izraelite dhe përleshet me ta.

E drejta ndërkombëtare e konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të okupuara” dhe i cilëson të gjitha vendbanimet kolone hebreje atje si të paligjshme.