Ushtria e Kosovës, ministri serb: Terroristët po marrin armët në duar

434
Sigal

Me shumicë votash Kuvendi i Kosovës miratoi dje tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës.

Por Serbia, ashtu siç pritej nuk e ka pritur mirë këtë votim në Kuvendin e Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë.

Sipas tij, përderisa Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.

“Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, deklaroi Vulin, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të nënkuptonte që siç deklaroi ai, terroristët e papenduar që të përsërisin krimet e tyre.

“Duke u vënë armë të rënda në duar terroristëve të papenduar, ky është një kërcënim për paqen dhe një mundësi e përsëritjes së krimit”, deklaroi Vulin.

Ndryshe 101 deputetë të Kuvendit të Kosovës sot votuan pro tre projektligjeve për transformimin e FSK-së dhe ishin vetëm deputetët e Listës Serbe ata që u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur u hodhën në votim këto projektligje.