Ushtarët kinezë zëvendësojnë armët me lopatat, ja “beteja” e veçantë që do të zhvillojnë,

686
60 mijë ushtarë kinezë kanë vendosur të braktisin armët e tyre për disa ditë dhe të marrin lopatat.
Misioni është i veçantë, mbledhjen e pemëve në një zonë të gjerë rreth Pekinit, afërsisht sa madhësia e Utah.
Rajoni vuan nga ndotja e dendur e ajrit dhe projekti i madh i ripyllëzimit synon t’i kundërvihet smogut që mbulon rregullisht kryeqytetin dhe pjesët e provincave veriore, veçanërisht në dimër.
Më shumë se 6.66 milion hektarë (32.500 milje katrorë) pyjesh të reja do të mbillen në 2018, dhe për këtë në aksion është vendosur Ushtria Çlirimtare e Popullit, e ndihmuar gjithashtu edhe nga forcat e policisë.
Shumë prej trupave do të punojnë në krahinën industriale Hebei, që rrethon Pekinin. Autoritetet në Hebei janë zotuar të rrisin mbulimin e përgjithshëm të pyjeve në 35 për qind deri në fund të vitit 2020.
Iniciativa është pjesë e një plani më të gjerë për të rritur nivelin e përgjithshëm të pyllëzimit të Kinës nga 21.7 për qind në 23 për qind deri në fund të dekadës dhe në 26 për qind deri në vitin 2035.
Prej kohësh, Kina është bërë ndotësi më i madh në botë, duke prodhuar pothuajse dyfishin e sasisë së dyoksidit të karbonit sesa ndotësi i dytë më i madh në botë, SHBA.
Sigal