Urdhëri i Trump: 10 vite burg për këdo që vandalizon monumentet tona

294
Sigal

Presidenti Trump ka nxjerrë një urdhër të fortë për të ndalur valën e vandalizmit ndaj monumenteve historike amerikane. “Unë kam autorizuar Qeverinë Federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër të tillë Federale në SH.B.A. Dënimi do jetë deri në 10 vite burg, sipas Aktit të Ruajtjes së Përkujtimit të Veteranit, ose ligjeve të tjera që mund të jenë përkatëse”, thotë Trump. Dhoma e Përfaqësuesve e kryesuar nga demokratët dhe Senati i udhëhequr nga republikanët pritet të zhvillojnë dy votime të rëndësishme këtë javë lidhur me reformën në polici. Të dyja dhomat e Kongresit amerikan, duket se kanë rënë dakord për disa çështje kryesore, por ende jo plotësisht mbi një marrëveshje se çfarë duhet të ndryshojë. Shkak për iniciativat ligjore në Kongres u bërë vdekja në duart e policisë e afrikano-amerikanit George Floyd, ngjarje që nxiti protesta mbarëkombëtare e mbarëbotërore kundër racizmit dhe përdorimit të forcës nga punonjësit e zbatimit të ligjit. Një nga çështjet kryesore e cila ka krijuar ndarje mes palëve është ajo e imunitetit të kualifikuar, një parashikim ligjor që e bën më të vështirë për çdo person që të ngrejë një padi kundër një oficeri policie kur mendon se të drejtat e tij civile janë shkelur. Demokratët duan t’i japin fund imunitetit të kualifikuar, por udhëheqësit republikanë e kanë kundërshtuar ndërsa Shtëpia e Bardhë e ka etiketuar këtë çështje si diçka “që nuk ka gjasa të miratohet”. “Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët dëshiron të miratojë një projektligj këtë javë që do të shkatërrojë policinë tonë”, shkruante në një postim në tëitter të dielën vonë në mbrëmje Presidenti Trump. “Shpresoj që ligjvënësit dhe ligjvënëset e Kongresit do të luftojnë fort për ta hedhur poshtë atë. Ne duhet ta mbrojmë e ta vlerësojmë policinë tonë, ata na garantojnë sigurinë”, shkruante më tej ai. Ligjvënësja demokrate Karen Bass në një përgjigje në tëitter ndaj komenteve të Presidentit shkruante: “Projektligji ynë përcakton standarde kombëtare për policinë, siguron trajnime shtesë dhe krijon një regjistër në mënyrë që oficerët e pushuar nga puna të mos merren sërisht në punë. Shumë departamente (policie) janë në favor të projektligjit, por ti dukesh qartë qe nuk e kupton, përpiqu ta lexosh edhe një herë në mbrëmje ose të ta lexojë dikush”. Javën e kaluar Komisioni i ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve e miratoi masën ligjore, duke vendosur që të zhvillojë një votim të plotë në këtë dhomë të Kongresit gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell tha se ai planifikon të sjellë projektligjin republikan për një votim procedurial në Senat këtë javë. Të dyja iniciativat ligjore mbështesin rritjen e përdorimit të kamerave që vendosin në trup punonjësit e policisë, ato e shpallin linçimin një krim federal, parashikojnë rritje të trajnimeve për punonjësit e policisë si dhe rrisin sasisë e të dhënave që mbledhin departamentet. Senatori Tim Scott, i cili po udhëheq përpjekjet e republikanëve në Senat, tha të dielën për rrjetin televiziv ABC se të dyja palët bien dakord për 70 për qind të asaj që është e nevojshme. Ai vuri theksin tek një dispozitë në masën legjislative republikane, atë të rritjes së ndëshkimeve për oficerët e policisë që paraqesin raporte false, që nuk është pjesë e propozimit të demokratëve.