UNHCR, KiE dhe ODIHR thirrje Hungarisë për trajtimin e refugjatëve

600
UNHCR, agjencia për Refugjatët i OKB-së, Këshilli i Evropës dhe ODHIR – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut i kanë kërkuar Hungarisë që të përmbahet nga politikat dhe praktikat që nxisin jotolerancë, frikë dhe ksenofobi ndaj refugjatëve dhe emigrantëve. Organizatat kanë bashkuar zërat duke i bërë thirrje udhëheqjes hungareze për të mbrojtur shpirtin e vërtetë të njerëzimit për të ndihmuar ata që kanë qenë të detyruar të largohen nga vendet e tyre kundër vullnetit dhe zgjedhjes së tyre për një jetë më të mirë në Evropë.

Qeveria hungareze filloi një fushatë të re publike në dhjetor, duke portretizuar të ikurit nga lufta dhe konflikti si kriminelë, pushtues dhe terroristë në bazë të besimeve të tyre fetare dhe në vendet e origjinës. Organizatat kolektivisht kanë theksuar nevojën që Qeveria hungareze të pranojë se refugjatët po vijnë në Evropë, për shkak të traumës, tragjedisë dhe humbjeve, në kërkim për shpresë dhe dinjitet për të filluar një jetë të re larg nga trazirat e luftës dhe konfliktit. Si pjesë e sistemit të përbashkët evropian, Hungarisë i kërkohet që të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta që kanë të bëjnë me krizën më të madhe të refugjatëve në këtë kontinent që prej Luftës së Dytë Botërore dhe për të përmbushur angazhimet e saj juridike ndërkombëtare në këtë fushë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.
Sigal