Umoja, fshati që prej 25 vitesh banohet vetëm nga gratë

634
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një fshat në Kenia, i quajtur Umoja, në 25 vitet e fundit banohet vetëm nga gratë. Arsyeja është se banorët e Umoja-s janë të mbijetuarit e sulmeve të tmerrshme të shkaktuara nga një shoqëri patriarkale, duke përfshirë përdhunimin, martesën e detyruar të fëmijëve, dhunës në familje dhe gjymtimit gjenital femëror. Por që nga viti 1990 vendbanimi pranë Samburu ka shërbyer si mburojë për femrat e keqtrajtuara ku 247 gra dhe fëmijë aktualisht jetojnë atje. Kjo iniciativë është themeluar nga 15 gra që kishin mbijetuar përdhunimin nga ushtarët, ndërsa ky fshat i pazakontë tashmë ka festuar 25 vjetorin. “Jashtë gratë janë duke u sunduar nga meshkujt kështu që ato nuk mund të ndryshojnë diçka”, tha banorja Seita Lengima për The Guardian.
Sigal