Ukrainë: Marshimi i homoseksualëve me masa të shtuara të sigurisë

470
Mijëra aktivistë homoseksualë kanë marrë pjesë sot në marshin e krenarisë në kryeqytetin Kiev në Ukainë, nën mbikëqyrje të shtuar policore.
Sipas policisë, në Marshin e Barazisë kanë marrë pjesë afro 2,500 vetë. Marshi u organizua në qendër të Kievit dhe ka zgjatur më tepër se një orë.
Vlerësohet se këtë marsh e kanë mbikëqyrë afro 5,500 policë, për të siguruar se kjo ngjarje, që tradicionalisht ishte cak kryesor i sulmeve nga ultranacionalistët, të kaloj në mënyrë të qetë.
Disa grupe kundër homoseksualëve ia kanë vënë zjarrin flamurit me ylber të komunitetit LGBT.
Policia ka ndërmarrë kontrolle të sigurisë në mesin e protestuesve dhe ka konfiskuar kapela, bombola gazi, vezë dhe ngjyrë të gjelbërt.
Një kundërdemonstratë e organizuar nga qindra ultranacionalistë është shndërruar në përleshje me policinë, me ç’rast dy oficerë janë lënduar dhe 6 persona janë arrestuar, ka njoftuar policia.
Në marshin e homoseksualëve në Kiev të Ukrainës sot kanë marrë pjesë edhe aktivistët nga Zvicra dhe Izraeli.
Sigal