Ukrainë, Kerry-Rusisë: Mos njih zgjedhjet e rebelëve separatistë!

413
Sigal

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka paralajmëruar Rusinë se do të thyejë marrëveshjet ndërkombëtare nëse ajo njeh zgjedhjet e planifikuara për të dielën nga rebelët separatistë në Ukrainën Lindore.

Në një konferencë për shtyp nga kryqyteti kandaez, Otava, Kerry foli për votimet në lindje të Ukrainës duke thënë: “Kjo do të ishte një shkelje e qartë e angazhimeve të bëra nga Rusia dhe separatistët si dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Minskut. Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare nuk do të njohin të ashtuquajturat zgjedhje separatiste, vetëm në rast se ato ndodhin brenda kornizës së ligjit për një status special që do të miratohej në paramentin ukrainas dhe firmoset nga presidenti Petro Poroshenko”.

Ky reagim vjen një ditë pasi minsitri i jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia është e gatshme të njohë zgjedhjet e pro-rusëve që do të zhvillohen më 2 nëntor, duke shtuar se ‘ato do të jenë të rëndësishme për të legjitimuar autroritetet në lindje të Ukrainës’. Presidenti Poroshenko tha se sondazhet e zgjedhjeve po kërcënojnë procesin e paqes me Kievin. Një armëpushim mes Ukrainës dhe pro-rusëve është arritur që më 5 shtator, por ka pasur shumë shkelje dhe situata në vend mbetet e paqëndrueshme.