Tanket ruse vazhdojnë të hyjnë në territorin e Ukrainës në përpjekje për të sulmuar e pushtuar vendin. Por pavarërisht armatimeve të tyre dhe artilerisë së rëndë që kanë ata janë përballur me një rezistencë të fortë nga ana e ukrainasve, ushtarë dhe civilë të thjeshtë. Ushtria ukrainase po sulmon me çdo lloj arme ndaj pushtuesve rusë, ndërsa civilët po përpiqen me mënyrën e tyre të ndalojnë avancimin e tyre. Në rrjetet sociale mediat ukrainase kanë publikuar videon e një qytetari i cili del para tankeve ruse dhe përpiqet t’i ndalojë me trupin e tij.