U tallën me infektimin e Erdogan, e pësojnë keq 5 persona në Turqi

162
Sigal

Policia turke arrestoi të dielën 5 persona. Arrestimi i tyre është për për shkak të komenteve që ata kanë bërë, pasi janë tallur me infektimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas gazetës turke “Hürriyet”, departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave, por deri tani janë zbatuar vetëm 5 urdhër-arreste.

Emri më i njohur mes të arrestuarve është Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012 dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi.

Ai u arrestua pasi iu përgjigj me një koment sarkastik “Tëeet”-it të vetë Erdoganit, i cili u kishte kërkuar ndjekësve të tij që të luteshin për një shërim sa më të shpejtë.

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.