U strehuan në Kosovë, largohen drejt SHBA-së 51 afganë

127
Sigal

51 qytetarë afganë të strehuar përkohësisht në Kosovë, janë larguar tashmë drejt SHBA-së. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili shkruan se qeveria e Kosovës do të vijojë bashkëpunimin me SHBA dhe NATO për transferimin e qytetarëve të tjerë afganë nga Kosova.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA.

Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera.

Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, shkruan Sveçla.