U përplas me furgonin, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Itali

232
Sigal

Një aksident në Itali i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar me emrin Matteo Skënderi.

Ai ishte duke drejtuar automjetin tip Opel Corsa dhe në autostradën pranë daljes në Rimini Nord është përplasur me një furgon punëtorësh.

Më pas automjeti i tij është përplasur edhe me një tra të hekurudhës, duke gjetur vdekjen.

Nga ana tjetër punëtorët që udhëtonin me furgon nuk kanë pësuar lëndime.