U kap duke u arratisur, habit shqiptari: Dola pak që të…

563
Sigal

Një shqiptar ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata e Bolonjas, por sot është kapur në tentativë për tu larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Media italiane shkruan se shqiptari 42 vjeç është kapur në një park larg shtëpisë së tij.

Ka qenë një patrullë që e ka gjetur dhe e ka shoqëruar për në komisariat.

Aty shqiptari është shprehur se kishte dalë për të bërë pak shëtitje.

‘Bëra nja dy hapa në park që të qarkullonte gjaku sa më mirë sepse shtëpinë  e kam të vogël dhe nuk eci shumë’, ka qenë justifikimi i 42-vjeçarit shqiptar.

Por justifikimi i dhënë nuk e ka shpëtuar atë nga një tjetër arrestim.

Ai ishte arrestuar më parë për shitje droge. Pasi u kap në tentativë duke ikur, ai është lënë sërish në arrest shtëpie nga drejtësia italiane.