U godit nga rrufeja, humb jetën shqiptari

110
Sigal

Një burrë që u godit nga rrufeja ditën e djeshme në Llaushë të Skënderajt ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Shaqir Uka, shef në repartin e Urgjencës spitalore ka konfirmuar ngjarjen.

Doktor Uka tha se përkundër përpjekjeve maksimale, pacienti ka vdekur sot në mëngjes.

“Përkundër mjekimit intensiv dhe përpjekjeve maksimale për të mbajtur në jetë nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur në orët e para të mëngjesit”, tha doktor Uka.