U gjet i varur në një pemë në varreza, mediat greke zbulojnë identitetin e të riut shqiptar

440
Sigal

Mediat greke publikojnë identitetin e viktimës që u gjet i varur në një pemë në një fshat të larg të quajtur Kamaloti në Greqi.

Ai besohet të jetë e shqiptarit Lorenc Metaj, i lindur më 1 qershor 1993. I riu u zhduk më 28 korrik të këtij viti dhe nuk pati asnjë gjurmë të tij.

Trupi i varur në pemë ishte thuajse i dekompozuar, për shkak të periudhës së gjatë, ndërsa u gjet rastësisht nga një punonjës policie që kishte dalë për gjueti.