U gjet i varur me duar të lidhura, autoritetet greke nisin hetimet për vdekjen e të riut shqiptar

27
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në pemë. Kujtojmë se i riu Angjelo Avdiu rezultonte i zhdukur që prej 29 tetorit dhe asgjë nuk duhej mbi fatin e tij, derisa ai u gjet i varur në Kyllini.

29-vjeçari nga Lushnja u gjet i pajetë në një lartësi prej 4 metrash në një pemë, ndërsa i kishte edhe duart e lidhura me një tel hekuri. Ky detaj ka nxitur autoritetet greke që të nisin hetimet mbi pistën e vrasjes.

Autoritetet po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që ekzistojnë deri më tani dhe kanë mbledhur gjurmët e gishtave si nga teli me të cilin ishin lidhur duart e të riut, ashtu edhe nga shkalla që u gjet shumë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.