U fsheh në pyll për 24 vjet se besonte se kishte vrarë gruan dhe vajzën

796
Sigal

Një burrë jetoi për 24 vjet në pyll, pasi besonte se kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij.

Më shumë se 2 dekada më parë, i dehur, Nikolai Gromov pati një zënkë me gruan e tij Lyubov Petrovna duke e sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tyre 6-vjeçare Elena. Kur i doli pija dhe u rikthye në shtëpi, ai nuk gjeti asnjeri. Mendoi se kishte kryer një krim të tmerrshëm.

Në fakt, nënë e bijë kishin shkuar në spital për ndihmë mjekësore e më pas ishin zhvendosur në një adresë të re.

Por Nikolai besoi se i kishte vrarë, ndaj dhe u zhduk në rajonin rus të Taiga, ku policia nuk do të mund ta gjente kurrë.

Në Qershor të këtij viti, tashmë 72-vjeç, një plagë në këmbën e Nikolait u infektua. Mjekët u detyruan t’ia prisnin dhe kur kuptuan se ai ishte endacak, ata alarmuan autoritetet që ta ndihmonin dhe t’i jepnin një pension.

Por kur u kuptua se kush ishte, ai u arrestua në bazë të një urdhër arresti të lëshuar në atë kohë për dhunën ndaj bashkëshortes dhe fëmijës.

Ish-bashkëshortja e tij nuk jetoi për të parë gjetjen e 72-vjeçait, pasi kishte vdekur më herët gjatë këtij viti. Sa i përket vajzës, ajo jeton në Novokuznetsk dhe ka familjen e saj. Sipas asaj që shkruajnë mediat ruse, ajo nuk ka asnjëlloj interesi për të patur kontakt me të atin.

E kontaktuar nga mediat ajo tha: “Për çfarë më duhet? U zhduk përgjatë gjithë këtyre viteve dhe ndonëse ishte gjallë nuk dëgjova kurrë një fjalë prej tij“.

Ndërsa një zëdhënës i policisë tha se Nikolai i kishte rrëfyer oficerëve se përgjatë gjithë këtyre viteve kishte besuar se i kishte marrë jetën gruas dhe vajzës.