U dha alarm për bo’mbë teksa ishte në fluturim, evakuohet avioni me 192 pasagjerë që po udhëtonte drejt Athinës. Nisin kontrollet për lëndë shpërthyese

87
Sigal

Një alarm për bombë u dërgua nga një avion, një Boeing 738 i Ryanair me 192 persona në bord, që ishte nisur nga Katoëice e Polonisë, me destinacion Athinën.

Për shkak të kërcënimit me bombë, avioni u shoqërua gjatë udhëtimit nga avionë luftarakë F-16, ndërsa forcat speciale shkuan në aeroportin Eleftherios Venizelos, ku u ul avioni.

Në orën 17:40 avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, ndërkohë që u bë një evakuim i shpejtë i personave që ndodheshin në bord dhe një kontroll për mjete shpërthyese.

Që në momentin e informimit të autoriteteve greke, është aktivizuar kodi i renegatit i parashikuar në këto raste.

Protokolli i Renegatit është procedura e ndjekur në mbarë botën pas 11 shtatorit 2000 dhe ngjarjeve në Kullat Binjake.

Ai parashikon fluturimin e avionëve të shoqëruar nga avionë luftarakë ekskluzivisht mbi det ose mbi një territor të pabanuar.

Kjo pasi ka një shans që pilotët e forcave ajrore të marrin një urdhër rrëzimi.