U aksidentua me motor, dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës një person

320
Sigal

Një aksident me motor është shënuar pasditen e sotme në Devoll, të Korçës. Një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qene duke qarkulluar me motor në rrugët e brendshme te qytetit, ndërsa ka pësuar aksident.

Për pasojë pasi është paraqitur në spitalin e Devollit me fraktura të shumta është transferuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.