Tym e të plagosur në New York, Joe Biden niset me ‘urgjencë’ drejt vendngjarjes

129
Sigal

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka bërë të ditur e presidenti amerikan Joe Biden është për situatën në Nju Jork.

Në një postim në Twitter ajo njofton se shefi i Shtëpisë së Bardhë do të udhëtojë më vonë në vendngjarje.

Mediat amerikane raportuan se një sulm ka ndodhur në metronë e Brooklyn-it në New York. Shumë njerëz kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.