Turqia sulm ushtarak në Siri, 72 avionë në operacion, goditen 108 objektiva

731
Ka nisur operacioni ushtarak i Turqisë në Siri kundër disa organizatave të cilësuara terroriste nga shteti turk.
Ka qenë vetë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që e ka pohuar nisjen e operacionir ushtarak tokësor në Afrin të Sirisë, ndërsa një operacion tjetër do të bëhet në vendin e afërt, Manbij.
Gjatë deklaratës së sotme në provincn perëndimore Kutahya, para anëtarëve të partisë së tij AK, zoti Erdogan nuk ka specifikuar nëse kjo do të thotë se trupat e Turqisë e kanë kaluar kufirin.
Ndërkaq Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” avionët luftarak të TSK-së në shtatë rajone kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve. TSK poashtu njofton se 72 avionë janë kthyer në siguri në bazat e tyre për t’u përgatitur në detyrat pasuese, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga TSK thuhet se, “Operacioni i ‘Degës së Ullirit’, i cili është nisur nga TSK në ora 17.00 (sipas orës lokale) me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veri-perëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre, po vazhdon ashtu siç është planifikuar”.
Në deklaratë theksohet se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit tonë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit, sidomos ato me numër 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014), si dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’, e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së.
“Në fillim të operacionit forcat ajrore kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara në shtatë rajone, të cilat nga organizata terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve. 72 avionë të cilët morën pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurt për t’u përgaditur në detyrat pasuese. Në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, bunkerët, pozicionet, armët dhe pajisjet e terroristëve. Tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm”, njofton më tej TSK.
Sigal