Turqia nën pushtetin e zjarreve! 3 të vdekur, 4 mijë zjarrfikës në luftë me flakët (FOTO)

264
Sigal

Numri i viktimave në Turqi si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë goditur zonat pyjore në jug të vendit, në 8 rajone ka shkuar në 3.

Sipas mediave të huaja, dhjetëra fshatra janë evakuuar, ndërsa 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë, janë vënë në gatishmëri dhe po luftojnë me flakët.

Zjarret kanë përfshirë zonat si Manavgat, Alanya, Adana, Mersin, Bodrum dhe Marmaris, ndërkohë që aeroplanë rusë të zjarrfikësve kanë mbërritur dhe janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarret.