Sigal

Trupi i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi u gjet në një pus në territorin e rezidencës së Konsullatës së Përgjithshëm të Arabisë Saudite në Stamboll.

Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i partisë turke Vatan Dogu Perincek.

Sipas burimeve zyrtare, burime të besueshme në shërbimin e sigurisë në Stamboll i thanë atij se trupi i Khashoggi u gjet në një pus në territorin e Konsullatës së Përgjithshme Saudite, ku gazetari u pa për herë të fundit.

Më 2 tetor, Khashoggi ishte në Stamboll, ku shkoi në zyrën e Arabisë Saudite për të marrë letrat e tij të divorcit. Gruaja ishte duke pritur për disa orë, por Jamal Khashoggi kurrë nuk u kthye.

Tetëmbëdhjetë ditë më vonë, Rijadi pranoi se gazetari u vra në ndërtesën e konsullatës së përgjithshme si rezultat i një konflikti që ndezi mes tij dhe njerëzve me të cilët u takua brenda.

Autoritetet turke thanë se Khashoggi u vra brutalisht. Sipas burimeve turke, ai u torturua ndërsa gishtat e tij po copëtoheshin dhe pastaj gazetarit i’u pre koka.

Në fjalimin e tij më 23 tetor, Erdogan deklaroi se gazetari ra viktimë e një vrasjeje politike të planifikuar.