Turqi, arresohen 21 persona, të dyshuar për lidhje me ISIS

477
Policia turke ka arrestuar 21 persona të premten, të dushyar për lidhje me militantët e Shtetit Islamik, pas disa operacionesh paralele të kryera në të gjithë vendin.
Sipas agjencisë shtetërore, “Anadolou”, tre prej të ndaluarve ishin të huaj dhe autoritetet besojnë se ata po planifikonin të futeshin në siri për t’iu bashkuar grupimit terrorist që po lufton kundër forcave qeveritare të presidentit Bashar Al-Asad, dhe kundër aleatëve perëndmore të Turqisë.
Nën presion nga shtetet e tjera të NATO-s, Turqia ka rritur mjaft përpjekjet për të ndaluar luftëtarët e huaj që pothuajse gjithmonë zgjedhin vijën kufitare me Sirinë për t’iu bashkuar terroristëve që pretendojnë të kenë ngritur një Kalifat islamik në Lindjen e Mesme. Përveç arrestimeve në Stamboll, dhe disa qytete përgjatë vijës kufitare me Sirinë, policia turke sekuestroi edhe armatime të rënda.
Turqia ka qenë gjithmonë kritike ndaj strategjisë së ndjekur nga perëndimi për të luftuar Shtetin Islamik, pasi kërkon vazhdimisht rrëzimin e Asadit nga pushteti, si dhe kufizimin e pushtetit për pakicën kurde ne Siri dhe Irak, që gjithashtu ka pretendime territoriale edhe në Turqi, ku jetojnë një numër i konsiderueshëm kurdësh.
Sigal