Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka dhunuar një turiste në qytetin Caorle.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në sheshin e Movida, teksa shqiptari i është afruar një turistes duke i kërkuar të shoqëroheshin, por ajo e ka refuzuar.
Por pas refuzimit shqiptari nuk ka duruar dhe qëlloi me grusht turisten duke i thyer 4 dhëmbët e parë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arrestuar shqiptarin rreth 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Vajza u dërgua në spitalin për ndihmë mjekësore, ndërsa shqiptari në rajonin e policisë në Caorle.