Tsipras pritet si hero: Të mos e lëmë Europën të ndahet

463
I kritikuar ashpër për qëndrimin e tij në raport me Bashkimin Europian, Aleksis Tsipras ishte për herë të parë ballë për ballë me të gjithë ata që deri pak ditë më parë i quajti terroristë.
Mbase duke parashikuar furtunën që do të vinte nga europarlamentarët, mbështetësit e tij i kanë bërë një pritje prej heroi.
I sinqertë apo një strategji për të mos treguar asnjë shenjë dobësie, të gjithë radikalët europianë si ata italianë, francezë e spanjollë i dhanë kurajon e duhur para se Tsipras të jepte llogari për gjithë tronditjen që i solli Europës që prej ardhjes së tij në pushtet në janar të këtij viti.
Megjithatë Tsipras ka reflektuar nga të gjitha bisedat dhe kritikat në parlament, dhe në fund bëri thirrjen të mos lëmë Europën të ndahet.
Sigal