Tsipras dhe qeveria e tij merr votëbesimin në Parlament

444
Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe qeveria e tij kanë marrë votëbesimin nga parlamenti për të nisur rrugën e vështirë të reformave me të cilat Athina përballet. Ashtu siç pritej 155 deputetët e koalicionit qeverisës nga 300 që janë gjithsej i kanë dhënë “OK” qeverisë, megjithatë debate gjatë kësaj séance ishte i nxehtë. 
“Ne kemi vënë duart në zjarr dhe ne jemi shumë krenarë për këtë”, deklaroi kryeministri Alexis Tsipras. 
Shefi i qeverisë greke ka premtuar se do të përpiqet të lehtësojë dhimbjen, por ai e di se reformat janë thelbësore në mënyrë që të zhbllokohen fondet për të rikapitalizuar bankat e vendit.
Grupi i parë me 48 reforma të cilat përfshijnë rritjen e taksave dhe shkurtime të pensioneve ka nevojë për t’u kthyer në ligj në Parlament. E për këtë lideri i Demokracisë së Re ka theksuar se grekët i pret një dimër i vështirë. 
“E vërteta është se rreziqet që shtrihen para nesh, janë krijuar për shkak të administratës tuaj të parë, dhe e vërteta është se një dimër shumë i ashpër e pret popullin grek, ndoshta më i ashpri it ë gjitha kohërave”, tha ai.
Tsipras u rizgjodh më 20 shtator dhe gjatë fushatës së tij u zotua për të bindur huadhënësit e Greqisë (Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) për të filluar bisedimet mbi lehtësimin e borxheve para përfundimit të vitit. 
Sigal