Trump zgjedh ish-kryebashkiakun e New York-ut në krye të sigurisë kibernetike

480
Sigal

Donald Trump emëroi sot, Rudy Giuliani, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut dhe një nga mbështetësit e tij më të fuqishëm, si këshilltar për dosien e nxehtë të sigurisë kibernetike, ndërkohë që skandali i piraterisë informatike të fushatës elektorale nga Moska vazhdon ta godasë.

Donald Trump ka theksuar se do të konsultohet me kompanitë e mëdha informatike amerikane dhe do të publikojë brenda 90 ditëve mbi mënyrat për t’u mbrojtur përballë këtij kërcënimi.