Trump shpërthen kundër autorit të librit “Zjarr dhe Zemërim”: S’jam inteligjent, por gjeni

624
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vazhduar kritikat për librin rreth tij të gazetarit Michael Wolff, teksa republikanët u mblodhën për të diskutuar rreth prioriteteve të vitit 2018.
Në libër ngrihet shqetësimi për shëndetin mendor të Trumpit. Por presidenti amerikan e ka cilësuar autorin e librit “Zjarr dhe Zemërim” Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump’, totalisht dështak. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Donald Trump tha se është gjeni. Autori i librit shumë të debatuar për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Wolff, është shprehur se të gjithë ndihmësit e tij në Shtëpinë e Bardhë e shohin e atë si një fëmijë që ka nevojë për vlerësim të menjëhershëm. Michael Ëolff tha se libri i tij bazohet në rreth 200 intervista dhe i hedh poshtë deklaratat e Trump se është i mbushur me gënjeshtra dhe hipokrizi. Ai theksoi se gjithçka e shkruar në të është e saktë dhe se e vlerëson promovimin falas që Trumpi i ka bërë librit duke e sulmuar.
Presidenti amerikan është shprehur se nuk ka folur kurrë me gazetarin, por Wolff tha për NBC se ka folur tre orë me të. Libri doli në shitje më herët seç ishte parashikuar pavarësisht përpjekjeve të Trump për ta ndalur atë. Avokatët e Trumpit janë përpjekur të bllokojnë publikimin e “Zjarr dhe Zemërim”, duke u shprehur se përmban shumë gënjeshtra dhe se po merrnin në konsideratë të ngrinin akuza për shpifje. Në librin e tij, autori Michael Wolff thotë se stafi i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan Trumpin si një njeriu që nuk lexon dhe nuk të dëgjon.
Sigal