Trump: Nëse do të isha president do të parandaloja sulmin e kullave binjake

424
“Nëse do të isha president i SHBA-së do të kisha parandaluar sulmet terroriste ndaj dy kullave binjake”. Kjo është deklarata e kandidatit Republikan, Donald Trump i cili fajësoi ish-presidentin George W. Bush për sulmet e 11 shtatorit.
Në një prononcim për “Fox News” Trump tha se ngjarjet terroriste nuk do të kishin ndodhur kurrë pasi ai vetë është ekstremist sa i përket imigracionit ndërsa shtoi se sulmuesit nuk do të kishin qenë kurrë në pozicion të komandonin fluturimet e SHBA-së.
“Unë jam ekstremist i imigracionit ndërsa shanset janë të mëdha që ata njerëz as që nuk do të kishin qenë në shtetin tonë”, – tha Trump.
Trump i është drejtuar vëllait të George W. Bush, Jeb Bushit, i cili ka deklaruar se vëllai i tij e kishte mbajtur shtetin e sigurt. Trump tha se Jeb Bush duhet të ndaloj së mbrojturi vëllain e tij dhe të fokusohet në problemet e veta dhe të gjejë mënyrën se si t’i rregullojë ato.
“Unë nuk jam duke e fajësuar George Bushin, por unë nuk dua që Jeb Bush të thotë se “Vëllai im na ka mbajtur të sigurt”. Sulmet e 11 shtatorit ishte një nga ditët më të këqija në krejt historinë e këtij shteti amerikan”, përfundoi Trump.
Sigal