Trump nderon Chris LaCivita me dekoratën e lartë ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderon bashkëdrejtuesin e fushatës së vitit 2024, Chris LaCivita. Arkitekti i fitores së Donald Trump, një veteran i dekoruar i Korpusit të Marinës së SHBA-së u nderua me medaljen ‘Purple Heart’ për plagët e marra gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991.

Kujtojmë se LaCivita udhëhoqi dhe fushatën e PD-së në Shqipëri zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ceremonia e nderimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Kombëtare të ‘Purple Heart’ më 7 gusht 2025. ‘Na bashkohet edhe marinsi veteran që bashkëmenaxhoi fushatën time të vitit 2024, një talent fantastik në shumë aspekte, i plagosur në betejë për vendin tonë gjatë Operacionit Stuhia e Shkretëtirës, Chris LaCivita’, shprehet Trump në videon e postuar në rrjetin social në ‘X’.

Sigal