Presidenti i zgjedhur Trump tërheq mijëra mbështetës në Uashington
UASHINGTON – Mijëra mbështetës të Presidentit të zgjedhur Donald Trump pritën në të ftohtë dhe shi për orë të tëra, për të marrë pjesë në tubimin e tij të fitores të dielën, një ditë përpara se ai të rikthehet në pushtet me plane që do të riformësojnë politikat amerikane mbi emigracionin apo tregtinë.Presidenti i zgjedhur vendosi një kurorë fillimisht në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit të dielën, përpara se të mbante fjalimin e tij të parë të rëndësishëm në Uashington, që nga tubimi me mbështetësit e tij më 6 janar 2021, që i parapriu sulmit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.
Kryeqyteti amerikan Uashington është bërë gati për ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e inagurimit u zhvendos në ambiente të brendshme të Kapitolit.Në kryeqytetin amerikan Uashington siguria është rritur ndërsa përgatitjet për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, po shkojnë drejt fundit.Të shtunën në mbrëmje zoti Trump ishte në klubin e tij të golfit në Stirling të Virxhinias, ku së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump panë një spektakël fishekzjarrësh.Presidenti i zgjedhur fluturoi nga Palm Beach i Floridës të shtunën drejt Uashingtonit me një avion të Forcave Ajrore amerikane. Ai i tha rrjetit televiziv amerikan Abc se në fjalimin e tij të inaugurimit do të bënte thirrje për unitet, forcë dhe drejtësi.
Këtë të dielë, zoti Trump do të vendosë një kurorë me lule tek Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, shumë pranë Uashingtonit.Ai do të mbajë gjithashtu edhe një takim me mbështetësit e tij në Uashington.Ndërkohë punimet për skenën brenda Kapitolit ku do të mbahet betimi i zotit Trump, janë drejt fundit. Për shkak të temperaturave tejet të ulta ceremonia e inagurimit u zhvendos në ambiente të brendshme.Nëse ceremonia do të mbahej jashtë tek platforma e ndërtuar në atë që njihet si krahu përëndimor i Kapitolit do të vendoseshin rreth 1 mijë persona.Tashmë në ambientët e brendshme kjo shifër do të reduktohet në rreth 600 të ftuar, që do të thotë se një pjesë e të ftuarve nuk do të mund të marrin pjesë në ceremoni.Hera e fundit që temperaturat e ftohta zhvendosën ceremoninë në ambiente të mbyllura ishte viti 1985, kur Ronald Reagan bëri betimin për mandatin e tij të dytë.Pas betimit, presidenti zakonisht përshkon me limuzinën e tij një nga bulevardet kryesore të Uashingtoni e më pas ndalet duke ecur në këmbë e përshendetur turmat e njerëzve, deri sa mbërrin në Shtëpinë e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve
Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë orë, sendet personale të Presidentit në largim Joe Biden dhe familjes së tij do të hiqen nga rezidenca ekzekutive. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, rezidenca private do të shndërrohet në shtëpinë e presidentit të sapobetuar.
Në momentin që Joe Biden largohet nga Zyra Ovale për herë të fundit – zakonisht në mëngjesin e ditës së inaugurimit – punonjësit e Shtëpisë së Bardhë hidhen në veprim. Zyra e mirënjohur duhet të riorganizohet, sipas shijeve të presidentit të ardhshëm.
“Si u pëlqen që të jetë e pajisur Zyra Ovale? Çfarë tapeti? Çfarë perdesh, çfarë tavoline, etj, sepse kjo është zona e parë që përgatitet”, thotë Angella Reid, ish-punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.Fotot tregojnë se Presidenti Biden ndryshoi tapetin dhe disa karrige në vitin 2017, pasi mori drejtimin nga Donald Trump-i – që është pararendësi dhe pasardhësi i tij.
Por duket se kolltukët dhe perdet kanë mbetur të njëjtat.
Familja e presidentit jeton në katin e dytë dhe të tretë të Shtëpisë së Bardhë.
Përpara ditës së zhvendosjes, presidenti i ardhshëm dhe zonja e parë përzgjedhin mobiljet dhe veprat e artit që dëshirojnë nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë. Në kohën kur presidenti i ri mbërrin në shtëpi në Ditën e Inaugurimit, i gjen të vendosura mobiljet, së bashku me fotot personale.”Kur hyjnë presidenti i ri dhe zonja e parë, ata gjejnë shampon e tyre të preferuar në dush. Kanë furçën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, rrobat e tyre të varura në dollap”, thotë Kate Andersen Broëer, autore e librit “Rezidenca” (“The Residence”).
Gjithçka ndodh në më pak se gjashtë orë dhe për këtë angazhohen rreth njëqind punonjës të Shtëpisë së Bardhë.”Nuk realizohet nga profesionistë të ndonjë firme private. Është personeli i rezidencës që e bën këtë. Pra ndihmojnë të gjithë dhe këta nuk janë njerëz që janë të trajnuar për zhvendosjen. Nuk punësohen profesionistë për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, thotë zonja Broëer.Shumë nga personeli i rezidencës së Shtëpisë së Bardhë punuan për Donald Trump-in gjatë mandatit të tij të parë nga janari 2017 deri në janar 2021.
“Pra, punonjësve vërtet u pëlqente Donald Trump-i, sepse ai është mësuar të ketë njerëz përreth që i shërbejnë // dhe, ai madje u jepte bakshish në para të thata, me kartëmonedha 20-ëshe dhe 50-ëshe dhe ata e vlerësojnë këtë. Ata nuk janë persona politikë. U intereson vetëm se si i trajton presidenti”, thotë zonja Broëer.Presidenti Barack Obama e punësoi zonjën Angella Reid si drejtuese për shërbimet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011. Ajo mbikëqyri ditën e zhvendosjes në janar 2017, kur u largua familja Obama dhe hyri familja Trump.Por sfida kryesore është gjithmonë kufizimi kohor. Dhe ka vetëm rreth gjashtë orë për të bërë gjithçka gati, për ta mirëpritur familjen e re presidenciale në shtëpinë e tyre të re.
Ambasada Amerikane në Shqipëri i shmanget emrit të Trump si President i zgjedhur

Dondal Trump rikthehet për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.Ndërsa në Amerikë po përgatiten për betimin e tij, në Shqipëri vihet se Ambasada Amerikane anashkalon të përmend emrin e tij si President i zyrtarizuar. Postimi i Ambasadës ku shkuhet: “Dita e Inaugurimit ndodh çdo katër vjet më 20 janar. Çfarë ndodh nëse 20 janari bie të dielën?”, ka përcjellë te qytetarët përforcimin e idesë, për kapjen e këtij institucioni nga Soros, ku siç flihet ka mbështetur korrupsionin e lartë qeveritar në Shqipëri. Disa komentues kanë vënë theksin, se Presidenti që betohet më 20 janar ka emër dhe kjo është fyerje për figurën e Presidentit të tyre. Të tjerë flasin për mungesën e fotove të Trump në faqen zyrtare të Ambasadës duke e lidhur me faktin, se nuk e ‘pranojnë’ si President.